Kurti viziton në spital policin që u plagos në Veri: U operua me sukses

Prishtinë | 09 Dhj 2022 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti e ka vizituar policin e Kosovës që është plagosur mbrëmë në veri të Kosovës.

Ai është operuar dhe Kurti thotë se e ka kaluar operimin me sukses.

“Ekrem Neziri, polici që u plagos mbrëmë në veri të Kosovës, është operuar me sukses të plotë sot në QKUK. Vullnetin e kishte të fortë, kurse shëndetin e mirë. Me të këtillë zyrtarë mbahet shteti. Kriminelët do të ndiqen e dënohen”, ka shkruar Kurti.

Të ngjashme