Kush është shefja e re e BE-së në Kosovë?

Prishtinë | 18 Kor 2016 | 19:28 | Nga

Bullgarja Natalyia Apostolova pritet të zë vendin e sllovenit Samuel Zbogar, si përfaqësues i BE-së në Kosovë. Largimi i një ballkanasi për t’ia lënë vendin një ballkanase tjetër, nuk duket në vetvete një ndryshim i madh

Por me karriera të e tyre në vende të ndryshme, këta diplomatë ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri.

Diplomati slloven Zbogar, pritet që nga 1 shtatori të zhvendoset në pozitën e njëjtë, por në Maqedoni, raporton lajmi.net.

Ai ka karrierë të konsoliduar diplomatike kryesisht në vendet perëndimore dhe në SHBA, duke përjashtuar dy vjet shërbimi si ambasador i Sllovenisë në Kinë në vitet 1993-95.

Por në anën tjetër, diplomatja bullgare e cila do ta pasojë në pozitën e njëjtë në Kosovë, karrierën e saj e ka të ndërtuar kryesisht në vendet e Mesdheut dhe të Lindjes së Afërt.

Kështu, Nataliya Apostolova aktualisht shërben si shefe e delegacionit të BE-së në Libi.

Ajo është emëruar në këtë detyrë nga Catherine Ashton, ish përfaqësues e lartë e BE-së për Politikë të jashtme dhe Siguri.

Ajo është emëruar në këtë detyrë në maj të vitit 2013, pas dy vjetësh nga largimi i delegacionit të BE-së nga Libia, pas sulmeve në vitin 2011 që kishin ndodhur në Bengazi ku ishte varrë ambasadori amerikan, raporton lajmi.net.

“Jam e lumtur të paraqes znj. Nataliya Apostolova si shefe e delegacionit të BE-së në Tripoli. Talenti dhe përvoja e saj janë asete të mjaftueshme për veprimet e jashtme të BE-së dhe pres të punoj me të në mbështetje të stabilitetit dhe tranzicionit demokratik në Libi”.

Kështu e kishte përshkruar Baronesha Ashton, përgatitjen e diplomates bullgare e cila pritet që nga 1 shtatori, të vijë në Prishtinë.

Por ndryshe nga ajo e Zbogarit, karriera e Nataliya Apostolova është e ndërtuar kryesit në vendet e afërta me rajonin e Ballkanit.

Në vazhdim mund të lexoni një krahasim të shkurtër të karrierës diplomatike të Zbogar dhe Apostolova, bazuar në deklarimet e tyre.

Samuel Zbogar është i lindur në vitin 1962 në Slloveni.

Nataliya Apostolova ka lindur në vitin 1964 në Bullgari.

Zbogar di gjuhët angleze, italiane, frënge, kroate e serbe.

Nataliya Apostolova kupton mirë ose shkruan mirë gjuhët angleze, frënge, gjermane e ruse.

Zbogar-viti 2011, emërohet përfaqësues i BE-së në Kosovë.

Apostolova-viti 2013, emërohet përfaqësuese e BE-së në Libi

Zbogar- viti 2008, emërohet ministër i Puënve të Jashtme të Sllovenisë

Apostolova-viti 2010, zv.shefe e misionit të BE-së në Kajro të Egjiptit

Zbogar-viti 2004, ishte Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë

Apostolova në vitin 2004, ishte konsulente e përhershme e Bullgarisë pranë Komisionit Evropian në Bruksel

Zbogar në vitin 2001 ishte Zv.Ambasador i Sllovenisë në OKB

Apostolova në vitin 2002 ishte konsulente e përhershme e Bullgarisë pranë Komisionit Evropian në Bruksel.

Zbogar shërbeu si ambasador i Sllovenisë në Kinë në vitet 93-95

Apostolova përafërsisht në atë kohë në vitet 94-96 ishte eksperte në Ministrinë e Ekonomisë së Bullgarisë, për t’u avancuar më vonë në vitet 97-98 si sekretarja e parë në delegacionin e Bullgarisë në zyrën e OKB-së në Gjenevë të Zvicrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme