Kushtetuesja ua rikthen shpresat punëtorëve të larguar nga KEDS-i

Prishtinë | 30 Kor 2019 | 15:32 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikatës së KEDS-it dhe punëtorëve të larguar nga kjo korporatë u janë rikthyer shpresat pas vendimit të fundit nga Gjykata Kushtetuese e cila ka hedhur poshtë ankesën e KEDS-it për punëtorët e larguar nga puna, raporton Ekonomia Online.

Nënkryetari i Sindikatës së KEDS-it, Fehmi Pajaziti, tha se me këtë vendim të Kushtetueses, menaxhmenti i KEDS-it nuk ka më se ku të ankohet dhe duhet të zbatoj vendimet e nxjerra nga Kushtetuesja dhe punëtorët e larguar të rikthehen në punë dhe të ndodh kompensimi i tyre.

“Më në fund Gjykata Kushtetuese pas ankesës së KEDS-it që dërgoi në kushtetuese për interpretim të ligjshmërisë apo jo sepse bordi kontestonte vendimet e nxjerra nga organet e Kosovës, Kushtetuesja nxori që thotë se gjitha vendimet e nxjerra nga organet e drejtësisë janë në harmoni me Kushtetutën, menaxhmenti KEDS-it pas këtij vendimi është i obliguar që punëtorët që kanë vendime janë të pabazuara dhe punëtorët duhet të i kthej në punë dhe që të i kompensoj pagat”, tha ai për Ekonomia Online.

Pajaziti pret që të reflektoj KEDS-i ose në të kundërtën sindikata dhe punëtorët do t’u përgjigjen me grevë të përgjithshme.

“Nëse KEDS nuk reflekton, ne si sindikatë mund të marrim hapat ligjore që do kemi grevë të përgjithshme, kurse për mosimplementim të vendimeve fajtorët kujdestarë janë ata që nxjerrin vendime dhe nuk i respektojnë”, tha ai.

“Menaxhmenti i KEDS-it nuk ka më vend për ankesa dhe shpresoj se në takimet e ardhshme do gjejmë një mënyrë të përbashkët që punëtorët të kthehen në punë dhe të kompensohen, shpresoj se nuk do vij situata të shtyhemi në mes vete”, shtoi ai.

Ish-Punëtori i KEDS-it, Zylqifli Bajçinca, i cili ishte me 35 vjet përvojë pune tha se KEDS-i ka shkelur të gjitha të drejtat e punëtorëve.

“Ky largim i ka shkel KEDS-i gjitha dispozitat ligjore për të drejtat e punës, ne kemi bërë ankesa edhe individuale dhe kolektive përmes sindikatës”, tha ai.

Ai tha se largimi nga puna pos që ka ndikuar në jetën ekonomike, atyre i është prishur edhe reputacioni familjar.

“Pasojat kanë qenë në formën individuale, janë prishur edhe raportet familjare na ka humb reputacioni për të cilën kemi qenë krenarë, nuk na ka shku në mendje se ndonjëherë ne do largohemi nga vendi i punës”, tha ai.

“Shqetësimet nuk kanë qenë individuale, por të gjëra, kanë vuajtur edhe familjarët sepse ka pas interpretime të ndryshme për mënyrën e largimit tonë, presim që pas vendimit të kushtetueses që KEDS-i të reflektoj”, shtoi Bajçinca, për Ekonomia Online.

Të ngjashme