Kushtuar luftës së UÇK-së, mbahet akademia “Ora e Lirisë”

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 12:40 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës kanë mbajtur akademi me orë letrare-artistike “Ora e Lirisë”, për nder të shënimit të 22-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Para të pranishmëve u lexuan 37 poezi me tematikë të dëshmorëve dhe të luftës së UÇK-së, ku poezia më e mirë do të nderohet me çmimin letrar “Adem Demaçi”.

Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, Shyqeri Galica, tha se kjo ditë do të ndriçojë heroizmin e atyre që dhanë jetën për liri.

“Shkrimtarët dhe artistët tanë do të gjejnë mënyrën më të mirë për të skalitur portretin e luftës e luftës dhe lirisë, portretin e dëshmorit me shpirt liridashës për tu lënë brezave të tërë lirinë”.

“Këtë herë kemi hapur konkurs letrar, ku ketë herë janë paraqitur 40 krijime poetike në të cilën juria ka përzgjedhur 37 për tu lexuar me këtë rast”.

“Tema ka qenë lufta e UÇK-së dhe dëshmorët e lirisë”, ka thënë Galica.

Galica ka thënë se poezia letrare që do të fitoj do të nderohet me çmimin letrar “Adem Demaçi”.

Të ngjashme