Kuvendi i të Rinjve të Kosovës diskuton më gratë për barazinë gjinore

Prishtinë | 07 Mar 2020 | 15:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i të Rinjve të Kosovës ka mbajtur organizuar diskutimin me temë  “Ky është rrugëtimi im”, me deputeteve dhe gra të tjera me ndikim në shoqërinë tonë, raporton Ekonomia Online.

Kastriot Luma nga Kuvendi i të Rinjve tha se me anë të këtij diskutimi kanë dashur të tregojnë se janë në mbështetje të barazisë dhe qëllimi ka qenë të dëgjohen gratë deputete dhe aktivistë fë të drejtave të grave për më shumë barazi.

Igballe Rugova nga Rrjeti i Grave të Kosovës tha se ky ka qenë një diskutim shumë i frytshëm dhe bëri thirrje që nesër me 8 mars të dalin sa më shumë pjesëmarrës në marshin “Marshojmë s’festojmë”.

Në këtë diskutim ishin të pranishëm deputete nga radhët e pozitës e opozitës si dhe gazetare e aktiviste për të drejtave të grave.

Të ngjashme