Ky është vendimi i Qeverisë Kurti për qendrat tregtare

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë në propozimin e saj, kërkon që të mbyllen edhe qendrat tregtare.

Përjashtim bëjnë marketet dhe barnatoret.

“Ndalohet veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre siç janë marketet ushqimore dhe farmacitë nga data 6 prill deri më datë 18 prill, ndërsa në qendrat e hapura tregtare lejohet aktiviteti duke i respektuar masat dhe rekomandimet për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid- 19”, thuhet ndër të tjera në propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Mbledhja e Qeverisë pritet të filloj nga ora 15:00.

Të ngjashme