Lajmet e rreme po krijohen nga medie të paregjistruara dhe pa kontakte

Prishtinë | 24 Tet 2020 | 07:49 | Nga Përparim Bublaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kosovë numri i lajmeve të rreme të cilat plasohen kryesisht në medie online ka shënuar rritje. Ky lloji i lajmeve është përhapur sidomos gjatë kohës së pandemisë, raporton Ekonomia Online.

Këto lajme sipas Shkelzen Osmanit, kryeredaktor i platformës Hibrdi.info, e cila merret me monitorimin e lajmeve të rreme, publikohen nga media online, të cilat nuk kanë kontakte dhe nuk janë të regjistruara si biznese, por as në institucionet relevante në të cilat regjistrohen bizneset.

“Shumica prej tyre janë të cilat ne i kemi emërtuar si portale të dyshimta të cilat nuk kanë impresum, nuk kanë kontakte, nuk janë të regjistruara si biznes dhe nuk janë të regjistruara në institucionet relevante në të cilat regjistrohen mediet”, ka thënë Osamni.

Ai ka thënë se këto media publikojnë lajme të fushave të ndryshme, të cilat janë të fabrikuara apo gjysmë të vërteta, e që synimi i tyre është që tek lexuesit ti paraqesin si aktuale dhe të besueshme.

“Ato kryesisht krijojnë lajme të fabrikuara apo gjysme të vërteta, apo marrin lajme të cilat nuk janë aktuale mirëpo i manipulojnë ato në mënyrë që lexuesit të mendojnë që bëhet fjalë për lajme aktuale apo të cilat i përgjigjen realitetit aktual”, ka thënë Osmani.

Sipas tij, Hibrid.info, synon që përmes metodologjisë së saj të verifikoje dhe kategorizojë këto lajme, ku edhe përmes ballafaqimit të fakteve arrijnë të identifikojnë vërtetësinë e tyre.

“Hibrid.info përmes metodologjisë që ka edhe në Web faqe, arrijmë të i identifikojmë këto lajme dhe përmes saj ti kategorizojmë , të cilat përmes kontrollit të fakteve i ballafaqojmë me media kredibile dhe arrijmë në një konkluzion nëse ato lajme janë të vërteta apo të rreme”, ka thënë Osmani.

Numri i lajmeve të rreme, përmes të cilave synohet të arrihet një qëllim i caktuar, për të linçuar persona apo grupe tjera në Kosovë, është i madh. Ato shpeshherë edhe janë të publikuara në atë mënyrë  që nxisin edhe urrejtje ndaj individëve apo grupeve të ndryshme të interesit. Kjo dukuri, në Kosovë vije në shprehje më shumë gjatë fushatave zgjedhore.

Lexo më shumë:

Të ngjashme