Lansohet gara për çmimin e BE-së për Integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimorë dhe në Turqi

Prishtinë | 06 Shk 2019 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

 “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians” përmes njoftimit prezanton lansimin e garës për çmimin e BE-së për Integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimorë dhe në Turqi “ Unknown Hero”, i cili u dedikohet grave rome, ashkali dhe egjiptiane aktiviste të cilat kanë sjellë ndryshime të rëndësishme në komunitetet e tyre apo gratë e këtyre tri komuniteteve të cilat janë pjesë e shoqërisë civile dhe të cilat kanë kontribuar në mënyrë të vazhdueshme për integrimin e komuniteteve në shoqëri.

VORAE bën të ditur se çmimi është i hapur për aplikime individuale dhe nominime nga një grup relevant i individëve, organizatave ndërkombëtare, organizatave të shoqërisë civile dhe autoriteteve publike.

Sipas njoftimit, është shumë e rëndësishme të theksohet se një person nuk mund të nominohet dy herë nga institucione të ndryshme apo të nominohet dhe të aplikojë individualisht.

Fituesit e çmimeve (vendi i parë dhe i dytë) do të marrin çmimin financiar dhe do të kenë mundësinë të marrin pjesë në vizitën studimore në Institucionet Evropiane në Bruksel, Belgjikë, me rastin e Javës së Romëve që do të mbahet nga data 18-21 Mars, 2019. Afati i fundit për aplikim është 15 shkurt 23:59 me kohë të Brukselit.

Çmimi financohet nga Bashkimi Evropian (Fondet IPA) dhe implementohet nga Roma Active Albania (RAA).

Këtu e keni linkun për nominim:

https://drive.google.com/file/d/16haowKQGt4OkUR2FC3T7GpsNE__XwH-W/view?ts=5c599a95&fbclid=IwAR253wStVcaBuIFJUadTdEXSAc6p4RydXYEZrJ0GmDu4NwQ8-tKeX40tWso

Këtu e keni linkun për aplikim Individual

https://drive.google.com/file/d/1Q0BfZE3bsYEmhjAIXPRxUrEeOvBdAIfd/view?ts=5c599a95&fbclid=IwAR32_gyuRMI-_82SkJ24droByJwQ3PgI47OOF2f6J__V7DS1y335akpoDkM

Të ngjashme