Linja e autobusëve Prishtinë-Prizren, kundërshtohet vendimi i MIT-it për shtyrjen e minutazhave

Prishtinë | 09 Dhj 2019 | 12:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata e Transportit Rrugor e përbërë prej 17 operatorësh po ankohen në Ministrinë e Transportit, e cila sipas tyre po i dëmton me vendime të njëanshme, raporton Ekonomia Online.

Drejtor i Shoqatës së Transportit Publik, Ruzhdi Kurtishaj, në mbledhjen e rregullt të kësaj shoqate tha se kundërshtojnë vendimin e MIT-it për shtyrje të minutazhës së transportit publik të linjës Prishtinë-Prizren.

“Sot në mbledhjen e rregullt të shoqatës së transportit rrugor përberë prej 17 operatorëve është diskutua rreth problemeve të vendimeve që për shoqatën janë jo ligjore dhe Pal Lekaj  në mënyrë arbritare nxjerr vendime të shtyrjes së minutazhave të transportit publik. Ne si shoqatë vetëm dy raste kemi reaguar dhe sot së bashku të reagojmë kundër kësaj dukurie dhe fenomeni të cilat dëmtojnë funksionimin normal të transportit publik Prishtinë – Prizren”, tha ai.

Ata kërkuan nga ministria që të pezullojnë këto vendime të cilat sipas tyre janë marr me qëllime të caktuara.

“Ne kërkojmë që këto vendime të pezullohen nga ana Ministrit sepse këto vendime janë marr me qëllime të caktuar. Ministri nuk ka pranuar me ardh në takime për këto çështje sepse gjithmonë është arsyetuar se jo fushat. Këto vendime të cilat janë marr kanë edhe një aspekt tjetër negativ shtinë konflikte edhe për operatorët ekonomikë dhe qëllimi jonë është që ta anulojmë”, tha ai.

Shoqata e Transportit Publik po e kundërshton edhe vendimin për zhdoganimin e autobusëve.

Ata po konsiderojnë se po detyrohen të paguajnë doganën por edhe tatimin.

“Sa i përket zhdoganimin e autobusëve që përdoren si mjet i punës. Doganat ve Kosovë, Ne qe dy vjet kërkojmë të hiqet dogana sepse autobusi është mjet pune dhe si të tillë ne detyrohemi të paguajmë doganën sepse duhet të paguajmë edhe tatimin. Në gjitha vendet e regjionet çështjet e doganave e kanë të kryer. Ne jemi jo konkurrent në regjion sa i përket punës tonë që bëjmë. Shumat janë të mëdha dhe ne po tentojmë të jemi në standard me Bashkimin Evropian sa i përket tipit të motorëve dhe për fat të keq nuk kemi të bëjmë me kategorizim por kemi të bëjmë me paushall se për të njëjtit autobus një kompani paguan me pak e një shumë, tha ai.

Ai këto vendime po i konsideron politike, andaj kërkoi që të merren parasysh kërkesat e tyre.

Të ngjashme