Lirohen nga paraqitja për riaplikim përfituesit e skemave sociale dhe pensionale

Prishtinë | 30 Gus 2021 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton ka marrë vendim që të pezullohet obligimi për riaplikim dhe reduktimi i procedurave për njohjen e së drejtës për ndihmë sociale për familjet të cilat duke filluar nga muaji prill 2021 kanë afatin për riaplikim.

Gjithashtu, lirohen nga paraqitja e rregullt për qëllime të evidentimit apo lajmërimit përfituesit e skemave pensionale dhe kategoritë e tjera të përfituesve që janë të obliguar të paraqiten në zyrat përkatëse.

MFPT thotë se ky vendim është i vlefshëm deri në vendimin e radhës dhe i njëjti mund të rishikohet duke pasur parasysh rekomandimet e Qeverisë së Kosovës, përfshirë Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme