Lladrovci dhe Jashari bëjnë homazhe në kompleksin e Jasharajve në Prekaz

Prishtinë | 06 Mar 2019 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Më rastin e shënimit të 21 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, rënies heroike të Familjes Jashari dhe komandantit Legjendar Adem Jashari, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga drejtor të drejtorive komunale dhe asamblist të Kuvendit, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari me stafin e tij, kanë bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në  Kompleksin Memorial të Jaharajve në Prekaz dhe kanë venë buqeta me lule.

Lladrovci vlerësoj se 5, 6 dhe 7 marsi janë datat me të rëndësishme e brezit tonë, historisë tonë të re.

“Ne bashkë me Bekimin si për çdo vit dhe çdo datë tjetër historike, vijmë këtu për të përkujtuar komandantin legjendar dhe familjen Jashari, por edhe të gjithë luftëtarët e UÇK-së dhe për t’ia kujtuar vetes që të mos harrojmë asnjëherë që të bëjmë gabime gjatë punës tonë. Ne i ftojmë të gjithë shqiptarët që të jenë unik, të jenë bashkë siç e dëshmoi edhe Tuzi , se kur ne jemi bashkë fitoret nuk na mungojnë”, tha Lladrovci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme