Lumezi dërgon telegram ngushëllimi për vdekjen e ish-prokurorit, Jusuf Mejzini

Prishtinë | 07 Dhj 2020 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka dërguar një telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së ish-prokurorit, Jusuf Mejzini.

Në telegram ngushëllimi, Lumezi tha se drejtësia kosovare e humbi një profesionist të madh.

“E nderuara familje Mejzini,

Me pikëllim dhe dhimbje të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe ish- prokurorit në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Jusuf Mejzini.

Andaj, me lejoni të shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta për Ju si familje, për të afërmit dhe të gjithë ata që patën rastin ta njohin dhe bashkëpunojnë me të.

Ju e humbët një prind dhe familjar të shkëlqyer, ndërsa drejtësia kosovare e humbi një profesionist të madh.

Ish-prokurori Mejzini, punoi në sistemin prokurorial nga 1 shtatori i vitit 1999 deri më 30 nëntor të vitit 2015, duke qenë kështu shembull i një prokurori të ndershëm, profesionist dhe me plot integritet.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Me ndjesinë dhe respektin më të thellë,” thuhet në telegram.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme