Luzha: Qytetarët ndjehen të revoltuar me këto fletarreste

Prishtinë | 04 Mar 2017 | 13:32 | Nga

Përfaqësuesja e shoqërisë civile, Besa Luzhi ka ngritur zërin e saj kundër padrejtësive që po i bëhen liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt në Francë, i cili po mbahet nga autoritetet franceze.

Ajo ka thënë se për vitet jemi përballur me padrejtësi, por me marrjen e pavarësisë qytetarët besuan se do të jenë të lirë.

“Vazhdimisht qytetarët patën dhe kanë arsye për të protestuar. Ai që ngriti zërin ishte edhe Ramushi. Ai përçoi edhe një mesazh para drejtësisë ndërkombëtare. Sot ia kemi borxh atij që ne të protestojmë për padrejtësinë që po i bëhet atij”, ka thënë ajo.

“Qytetarët e Kosovës ndjehen me të drejtë të revoltuar që një ish-gjeneral, një ish-kryeministër, një qytetar po mbahet peng”, ka thënë Luzha.

Ajo ka thënë se shpreson që Ramush Haradinaj do të kthehet për herë të tretë dhe të fundit.

“Qytetarët janë të revoltuar më këto fletarreste. Është e pafalshme që kurrë nuk u ngrit çështja e këtyre fletarresteve. Sot duke u solidarizuar me AAK-në jemi bashkuar që të protestojmë njëzëri”, ka theksuar Luzha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme