Majori hungarez Ferenc Kajari merr detyrën si komandant i ri i KFOR-it

Prishtinë | 15 Tet 2021 | 12:06 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Misioni ushtarak i Aleancës veri atlantike në Kosovë (KFOR) ka organizuar ceremoninë e ndërrimit të komandës, raporton Ekonomia Online.

Admirali Robert P. Burke, Komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, e ka udhëhequr gjithë ceremoninë.

Më ketë rast Gjeneral Majori i Ushtrisë Italiane, Franco Federici, ai ka dorëzuar Komandën e KFOR -it Gjeneral Majorit të Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari.

Fillimisht Burke ka falënderuar institucionet për strehimin e afganëve, ka folur për të dy eprorët e KFOR-it, duke përmendur përvojën e tyre ushtarake.

“Ne e gëzojmë dhe mbështetemi në bashkëpunimin e ngushtë në institucionet e Kosovës dhe në emër të Komandantit Suprem të Forcave Aleate dua të ju them faleminderit për përkrahjen tuaj vendimtare në përpjekjet e vazhdueshme për zhvendosjen e afganëve të lidhur me NATO-në dhe të familjeve të tyre në shtëpi të reja në Evropë dhe në Amerikën Veriore”.

Komandanti në largim i KFOR-it, Franco Federici, ka thënë se për të ishte një nder dhe privilegj që kishte këtë detyrë në Kosovë.

Ai në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it deklaroi se kosovarët atë e bën të ndjehet si në shtëpinë e tij.

“Faleminderit të gjithë pjesëtarëve të KFOR-it, faleminderit krerëve dhe politikanëve të Kosovës dhe ambasadorëve të shteteve tjera që janë në Kosovë”.

“I falënderoj edhe qytetarët e Kosovës që më bën të ndjehem si në shtëpinë time, ishte një nder dhe privilegj të jem aty”, ka thënë Federici.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme