Marrëveshja për ndryshimet klimatike do të hyjë në fuqi më 4 nëntor

Prishtinë | 06 Tet 2016 | 08:44 | Nga

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon deklaroi të mërkurën se më 4 nëntor do të hyjë në fuqi Marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike.

Sipas tij, mbështetja e komunitetit ndërkombëtar u shpreh në nxitjen e përballimit të ndryshimit të klimës, por dhe tregoi se kjo realizohet vetëm me një bashkëpunim ndërkombëtar të fuqishëm.

Në dhjetor të vitit të kaluar, rreth 200 vende nënshkruese të marrëveshjes kornizë të ndryshimit të klimës së OKB-së morën pjesë në Konferencën e Ndryshimit të Klimës të Parisit, ku diskutuan për veprimtarinë në përballimin e ndryshimeve klimatike, pas vitit 2020.

Më 4 shtator Parlamenti Evropian miratoi rezolutën e BE-së për Marrëveshjen e Parisit, duke i hapur rrugën hyrjes së saj në fuqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme