Mbahet akademi përkujtimore për Ditën e Dëshmorëve në Vushtrri

Prishtinë | 01 Sht 2019 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Sot në Vushtrri është mbajtur një akademi përkujtimore për dëshmorët e kësaj komune.

Të pranishëm ishin familjarët e dëshmorëve edhe përfaqësues të komunës.

Kryetari i shoqatës së dëshmorëve  Gëzim Zymqaku tha se dëshmorët u kanë  dhënë forcën dhe guximin për ta vazhduar rrugën që nuk ishte e lehtë.

“Kosova dhe populli shqiptar u bashkuan në kauzën e drejte për ta çliruar vendin, dhe kjo nuk kishte mundësi të bëhej vetëm me dëshirën e subjekteve politike por për këtë duhej luftë”.

Ndërkaq kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka deklaruar se janë bërë bashkë të gjithë pa dallim feje.

“Në këtë ditë jemi bërë të gjithë bashkë pa dallim partie a feje, sepse dëshmoret janë të të gjithëve. Ata u bënë themeli i lirisë, i pavarësisë dhe i shtetit tonë, dhe mënyra më e mirë për ta realizuar shtetin e ëndrrave të tyre është të punojmë dhe ta bëjmë vendin më të mirë”, ka thënë Tahiri.

1 shtatori është përzgjedhur si dita dëshmoreve me që pikërisht me këtë datë janë rivarrosur trupat e të rënëve për liri, në Vushtrri janë 72 dëshmorë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme