Mbahet turniri ndërkombëtar në Kik-Boks për Ditën e Çlirimit të Deçanit, merr pjesë kreu i AAK-së

Deçan | 16 Qer 2021 | 10:36 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të komunës së Deçanit, është mbajtur turniri ndërkombëtar në Kik-Boksit “Ismail Haradinaj”, raporton Ekonomia Online.

Këtë aktivitet nga afër e ka përcjell edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i komunës së Decanit, Bashkim Ramosaj.

Gara ka qenë e ndarë në disa kategori dhe kanë marrë pjesë një numër i madh i shteteve.

Fillimisht Haradinaj ka bërë homazhe te lapidari i dëshmorëve në qendër të këtij qyteti për të vazhduar me pas me homazhe në kompleksin memorial në Gllogjan.

Të ngjashme