Mbetën pa punë nga 8 tetori, Sindikata e Ferronikeli proteston para Qeverisë

Prishtinë | 28 Tet 2021 | 11:51 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Pavarur e Punëtorëve “NeëCo Ferronikeli” ka protestuar para Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Nga data 8 tetor, rreth një mijë punëtorë kanë mbetur të pa punë, pasi kompania ndërpreu punimet për shkak të krizën energjetike.

Kryetari i Sindikatës, Fehmi Nika ka thënë se problemi më i madh është çështja e punëtorëve të cilët nuk kanë të ardhura. Ai madje ka paralajmëruar edhe radikalizim të masave ditët në vazhdim.

“Për muajt në vijim nuk kemi siguri. Me 8  tetor u ndërpre puna dhe jemi në shtëpi. Sipas menaxhmentit nuk do të ketë paga dhe ju kemi drejtuar qeverisë të na bëjë zgjidhje”.

“Na si Sindikatë i kemi mekanizmat tonë që do t’i ndërmarrim që janë presione të ndryshme deri te radikalizmi i punëtorëve”.

Rifat Latifi, ka numëruar dëmet që ka sjellë ndërprerja e punës, duke shtuat se kërkesat e tyre nuk janë marrë për bazë nga Qeveria, raporton EO.

“Ndërprerja e punës në kompani ka sjellë krijimin e rasteve sociale, dëmtimin e pajisjeve dhe humbjen e tregut. Deri më tani Qeverisë i jemi drejtuar katër herë me shkresa për tejkalimin e krizës”.

“Fatkeqësisht deri tani nuk janë trajtuar nga ana e Qeverisë. Ndërsa impakti i punëtorëve ka reflektuar në rënien. Për muajt tjerë mund të mbetemi edhe pa 50%”.

“Punëtorët përveç hallit për familje kanë hua në banka. Sindikata është e shqetësuar për gjendjen e punëtorëve. Sindikata ka besim se Qeveria do të kuptojë problemet e rënduara të punëtorëve”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme