Vala Superliga vjen me super-ndeshje sot

Prishtinë | 07 Pri 2018 | 09:32 | Nga

Java e 26-të e Vala Superligës së Kosovës, e cila u hap dje me ndeshjen ndërmjet Vllaznisë dhe Lirisë, vazhdon sot me dy ndeshje tjera.

Në stadiumin “Rexhep Rexhep” në Drenas takohen dy skuadra me synime plotësisht të njëjta, madje edhe me numër të njëjtë pikësh (39). Feronikeli dhe Trepça ’89 ende nuk kanë hequr dorë nga titulli, prandaj do ta japin maksimumin për t’i inkasuar tri pikë të reja.

Në anën tjetër, në “Shahin Haxhiislami” të Pejës, Besa e cila po bën çmos të sigurojë mbijetesën në Superligë, është nikoqire e Dritës që e kryeson renditjen tabelare.

Gjilanasit nuk kanë fituar në Pejë për më shumë se një dekadë e gjysmë.

Feronikeli – Trepça’89
Besa – Drita

Ndeshjet fillojnë në orën 14:00.

Të ngjashme