Mbeturinat shkaktari më i madh i ndotjes së mjedisit

Prishtinë | 14 Nën 2016 | 13:58 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor, Ferat Shala, ka raportuar në Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.

Ai ka konsideruar mbrojtja e mjedisit është obligim ligjor dhe moral. Shala gjithashtu tha se çështja e mjedisit në Kosovë prek edhe sektorë të tjerë, si bujqësinë, energjinë, por ndikon drejtpërsëdrejti në shëndetin e qytetarëve të Kosovës.

Në këtë komision u ngritën çështjet e deputetëve anëtarë të komisionit për Haden dhe rreziqet të cilat paraqiten në këtë pjesë për popullsinë e kësaj ane. Por, mbeturinat mbeten problem kyç i ambientit të Kosovës.

Adem Salihaj anëtarë i këtij komisioni nga radhët e LDK-së tha se ndotja e ambientit nga komunikacioni i cili është rreth 40 për qind e që sipas tij, duhet të bëhet ndërrimi i legjislacionit.

“Ndotja e ambientit nga komunikacioni, e cila është nga 30-40 për qind është e madhe dhe me sa shoh unë këtu duhet të bëjmë ndërrim të legjislacionit… Pastaj mbeturinat mendoj se çështja e tyre ka të bëjë me kulturën tonë, por edhe mos respektimin e ligji, kurse për ujërat e zeza faji nuk është vetëm i juaji pasi që gjithë ujërat e zeza zbrazen në lumenjtë e Kosovës, dhe kjo bënë që asnjë lumë të mos jetë i pastër”, ka thënë Salihaj.

Kurse kryetarja e këtij komisioni, Duda Balje, tha se “a janë të informuar qytetarët dhe si janë mardhënjet me Ministrinë e Shëndetësisë kur bëhet fjalë për pluhurin të cilin e prodhon Kosova”.

“Si po i informoni qytetarët dhe si i keni marrëdhëniet me Ministrinë e Shëndetësisë pasi që edhe përmende që keni probleme me pluhurin që prodhon ‘Kosova B’. Nuk duhet anashkaluar as Hadja dhe Shipitulla, çka keni bërë konkretisht me këtë anë?”

Shaip Muja, anëtarë i komisionit, ngriti çështjen e “Sharrcemit”, duke thënë se grimcat të cilat dalin nga prodhimi i kompanisë janë të rrezikshme.

“Është lajm i mirë për monitorimin e ajrit, por a ka të dhëna që deponitë e ujërave nëntokësore nuk janë të rrezikuara. Çështja e mbeturinave, e cila  në raport është vetëm rekomandim, në raportet e ardhshme duhet të jetë çështje konkrete dhe jo rekomandim”, tha Muja.

U.d së ministrit, Ferat Shala, tha se për të gjitha çështjet e ngritura nga deputetët, Ministria e Mjedisit ka mungesë të buxhetit.

“Ne kemi trashëguar borxhe për shpronësim, kemi rreth 150 milionë euro të papaguara, kurse limiti për buxhet kemi 42 milionë euro, kur i zbërthejmë këto në sektorët që kanë nevojë janë në disproporcion me kërkesat, sepse nuk ka buxhet të mjaftueshëm”, tha Shala.

Shala gjithashtu kujtoi se përkundër mungesës së buxhetit kanë gjetur donatorë të jashtëm.

“Kemi nënshkruar një marrëveshje me japonezët me mbi 50 milionë euro, por edhe Gjermaninë e cila marrëveshje ka të bëjë me riciklimin e mbeturinave.

“Për mbeturinat së bashku me qeverinë e Kosovës kemi marrë një donacion nga Gjermania rreth 8 milionë euro për mbeturinat urbane. Ai kujtoi se me këtë do merren kompanitë ndërkombëtare të cilat do bëjnë riciklimin e mbeturinave” tha Shala.

Kurse kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit, Ilir Morina, tha që përkundër punëve të mira që ka bërë ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, ka probleme të cilat nuk mund të anashkalohen.

Ai theksoi se Termocentrali “Kosova B” është ndër aktorët kryesor të ndotjes së mjedisit nga prodhimi i pluhurit.

“’Kosova B’ është duke bërë shumë probleme me pluhur. ‘Kosova B’ e kalon 500 miligramshin e pluhurit. Krejt rajoni ka probleme me pluhur, Gjilani më së shumti është i ndotur me pluhur, madje më shumë se Prishtina, e Prizreni”, tha Morina .

Lexo më shumë:

Të ngjashme