Mbi 70 familje në Brekoc do kyçen në rrjetin e ujësjellësit

Prishtinë | 14 Sht 2020 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Në Brekoc të Gjakovës, kanë filluar punimet për shtrirje të rrjetit të ujësjellësit. Sipas njoftimit të KRU Gjakova, nga ky projekt 70 familje të lagjes Jetishi do të kyçen në rrjetin e ujësjellësit.

Vlera e punimeve është 40 mijë euro.

Njoftimi i plotë:

Sot KRU “Gjakova” filloi ekzekutimin e punimeve në Brekoc 3 (lagjja e Jetishëve) për herë të parë po bëhet shtrirja e rrjetit të ujësjellësit në këtë lagje ku mëse 70 familje  do të kyçen në rrjetin e ujësjellësit duke u furnizuar me ujë të pijes.

Gjatësia e tërësishme e rrjetit është 8 km, ndërsa vlera e kontraktuar është 40 mijë euro.

Ky projekt po realizohet me iniciativë dhe mjete vetanake të ujësjellësit KRU “Gjakova” me operatorin ekonomik King Sh.P.K.

Urojmë banorët e kësaj zone për ujin e pijes, të cilët janë konsumatorët më të rinj që do i shtohen ujësjellësit tonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme