Mbillen 123 drurë në Parkun Memorial në Velani, Banka NLB nis iniciativën “Ta duam e ta mbrojmë natyrën” duke kursyer letër

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 11:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Banka NLB, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, kanë mbjellë sot 123 drurë në Parkun Memorial të Velanisë, në kuadër të iniciativës “Ta duam dhe ta mbrojmë natyrën”, raporton Ekonomia Online.

NLB thekson se është e orientuar në digjitalizimin e shërbimeve që ndikojnë në uljen e shfrytëzimit të letrës dhe mbrojtjen e mjedisit. Për këtë qëllim, Banka për çdo përdorues të ri në platformat digjitale, do të investojë në gjelbërimin e hapësirave publike.

Kryetari i Bordit udhëheqës të Bankës NLB, Albert Lumezi tha se përmes këtij donacioni kanë synim kryesor përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve.

Sipas tij, klientët e Bankës duke shfrytëzuar shërbimet elektronike, jo vetëm që kursejnë kohën e tyre gjate bankimit elektronik por kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit.

Duke shtuar se për këtë arsye Banka, për çdo përdorues të ri në platformat digjitale do të investojë në gjelbërimin e hapësirave publike.  

“Pikërisht sot në këtë ditë kur shihet që vapa afrikane ka arritur edhe në Kosovë e shohim sa e qëlluar është iniciativa e Komunës së Prishtinës për gjelbërimin e këtij vendi në mënyrë që me e përballu këtë vapë shumë më lehtë”.

“Ne i jemi bashkëngjitur kësaj iniciative me qëllim me i arritur dy synime kryesore, synimi i parë është që të kontribuojmë në përmirësimin e kualitetit të jetës të gjithë qytetarëve tanë me gjelbërimin e këtij parku. Synimi i dytë është digjitalizimi i shërbimeve bankare. Me digjitalizim klientët e bankës e kursejnë kohën dhe mjetet financiare dhe gjithashtu kontribuojnë në mbrojtjen e ambientit. Çdo transaksion që kryhet hargjohen mesatarisht nga tri letra. Pra do përdoret më pak letër dhe do të prehen më pak drunj”.

Ndërsa Kastriot Muqolli, nga Drejtoria e Parqeve në Komunën e Prishtinës, u shpreh falënderues që kjo bankë i është bashkuar fushatës së komunës që çdo vit synon mbjelljen e 12 mijë drunjve të rinj në kryeqytet.

Sipas Muqollit, ky lokacion po bëhet parku i ri i qytetit me rreth katër donacione të investuara deri më tani.

“Sot jemi këtu me mikun më të ri të Prishtinës që është Banka NLB të cilët kanë kontribuar me 123 drunj duke ia shtuar gjelbërimin qytetit. Falënderojmë bankën për fushatën gati një vjeçare për të mbjellë sa më shumë pemë në kryeqytet”.

“Përveç kontratës të cilën e kemi që të mbjellim afër 12 mijë drunj në vit ne kemi edhe një bashkëpunim shumë të mirë me donatorë të ndryshëm”.

“Pas përfundimit të donacionit Komuna përmes ndërmarrjes ‘Hortikultura’ vazhdon me mirëmbajte parkun dhe fidanët e rinj. I bëjë thirrje donatorëve të tjerë me ndjekë shembullin e këtij investimi. Ne kemi vendos që ky park të jetë lokacion për donatorë të ndryshëm”.

“Ky është donacioni i katërt që e sjellim më Parkun Memorial. Është një park që po zhvillohet dhe ka me qenë një park i mirë për fëmijë, nëna e pleq, që në një mënyrë ka me qenë parku i ri i qytetit”, është shprehur ai.

May be an image of 5 people, people standing, tree and outdoors
May be an image of 2 people, people standing, tree and outdoors
May be an image of 3 people, people standing and outdoors
May be an image of 1 person, outdoors and tree
May be an image of one or more people, people standing and outdoors

Të ngjashme