Me performanca artistike kujtohen viktimat e komunikacionit

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 12:50 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra për zhvillim multikulturor “Impact” shënoi ditën vendore të viktimave të komunikacionit rrugor, me aktivitete nëpër rrugët e kryeqytetit, raporton Ekonomia Online .

Shënimi i kësaj dite ka për qëllim, që nëpërmjet përkujtimi të viktimave në trafikun rrugor, të rritë shkallën e ndërgjegjësimit qytetar dhe institucional rreth sigurisë në rrugë, në mënyrë që të ketë numër më të vogël aksidentesh.

Naim Berisha, aktor dhe organizator i aktiviteteve, tha se shteti duhet të bëjë më shumë ndërsa adresoi disa faktorë që ndikojnë në rritje të aksidenteve në komunikacionin rrugor. 

“Ka shumë faktorë që ndikojnë në numrin e aksidenteve por mosfunksionimi i shtetit ashtë faktori kryesor që ndodhin aksidente enorme”.

“Një nga faktorët esencialë të numrit të madh të aksidenteve është se që nga periudha e pasluftës e deri më tani fatkeqësisht ka pas numër të madh të patentë shoferëve të pamerituar që janë dhënë në mënyrë të parregullt, ndoshta edhe me pare. Po ashtu gjykata nuk ka qenë funksionale në shumicën e rasteve. Fatkeqësisht i ka dënuar shumë pak”.

“Një faktor tjetër është edhe shprehia. Njerëzve iu bëhet shprehi që t’i thyejnë normat e komunikacionit dhe shprehia manifestohet tek shpejtësia. Në këtë shtet nuk funksionon ligji dhe qytetarët nuk shohin që kanë perspektivë dhe kjomë së shumi vërehet në komunikacion.  Shteti duhet të bëjë shumë më shumë që ta adresojë këtë çështje ashtu siç duhet”.

Lydra Hyseni, flautiste tha se aktivitete të tilla duhet të bëhen më shumë pasi qytetarët nuk po vetëdijesohen.

“Qëllimi dhe mesazhi është që me u vetëdijesuar njerëzit, mos me pas aksidente në rrugë , me i ndalë ato sepse njerëzit kanë vdekur prej tyre.  Është privilegj me marrë pjesë se e dinë që je tu bo diçka të mirë  për shtetin tënd dhe i vetëdijesoni edhe njerëzit për të”.

Aktivitetet janë ndarë në tri rrugë në të cilat janë luajtur tri performanca artistike në të njëjtën kohë:

1.Performanca e parë u realizua në rrugën “Garibaldi tek vendkalimi i këmbësorëve ku një balerinë e veshur me kostume serioze mban në dorë një ditar nxënësish dhe defilon mbi vija të bardha, duke i bërë disa veprime koreografike. Për një moment balerina rrëzohet, pasi goditet nga një veturë (imagjinare).

Një balerinë tjetër e veshur më një pelerinë, afrohet në këmbë lartë te koka e balerinës se shtrirë dhe lexon një letër: “Trupi gjykues vendosë: Pala e akuzuar dënohet  më tre muaj burg”.

Balerina me pelerinë të zezë largohet nga vijat e bardha, respektivisht nga rruga. Në vend të balerinës gjykatëse, në rrugë vije një instrumentalit (klarinetist). Instrumentisti vendoset te koka e balerinës viktimë dhe fillon të ekzekutoi muzikë homazh. Në gjysmën e ekzekutimit të pjesës muzikore, balerina viktimë ngritet ngadalë dhe lëvizë me një qëndrim trupor. Balerina viktimë, me lëvizje të ngadalësuara del nga rruga, ndërkohë instrumentisti qëndron në rrugë.

Kur instrumentisti e përfundon ekzekutimin e pjesës, atij i bashkëngjitën edhe dy balerinat antagoniste (balerina viktimë dhe balerina gjykatëse). Përshëndetën të tre, në të dy kahjet e rrugës.

2.Performanca e dytë u zhvillua në rrugën “Luan Haradinaj”, ku një balerinë e veshur si nxënëse përshkon vijat e bardha. Balerina në shpinë ka një çantë. Ajo bën disa veprime koreografike dhe goditet nga një veturë (imagjinare) në lëvizje. Balerina rrezohet. Në rrugë nëpërmjet vijave të bardha vije një flautiste. Ajo vendoset te koka e balerinës viktimë (e cila është e shtrirë) dhe fillon të interpretoi një pjesë muzikore homazh. Në gjysmën e kohës se ekzekutimit të pjesës, balerina viktimë ngritet ngadalë në këmbë, i bën dy tre veprime të ngadalta koreografike dhe përkulet. Nga poshtë merr dy pllakat. Ngritet në këmbë dhe i ngritë gjithashtu duart lartë (me të cilat mbanë pllakatet). Në njërin plakat është i projektuar një patentë-shofer , kurse në pllakatin tjetër një valutë pesëqind eurosh.

Balerina viktimë me lëvizje të ngadalta, del nga rruga. Flautistja ngelet në rrugë. Në momentin që përfundon ekzekutimin e pjesës, në rrugë kthehet balerina viktimë dhe përshëndetën të dyja në të dy kahjet e rrugës.

3.Ndërsa, performanca e tretë u zhvillua në rrugën Agim Ramadani. Një balerinë që paraqet një grua të moshuar, është duke lëvizur nëpër vija të bardha. Balerina ka një bukë në dorë dhe bën disa veprime koreografike. Ajo disa herë shpëton nga goditjet e një vetoreje imagjinare. Në lëvizje e sipër goditet nga vetura. Balerina rrëzohet dhe shtrihet mbi asfalt. Mbi vija të bardha vije një violinistë. Vendoset te koka e balerinës dhe ekzekuton muzikë homazh.

Balerina viktimë ngritet ngadalë, përkulet dhe merr mbi asfalt një pllakat, pastaj ngritet me duar lart. Në pllakat shkruan “ SHPREHIA”. Balerina me duart e ngritura del nga vijat e bardha, jashtë rrugës. Në rrugë mbetet violinisti, derisa e përfundon pjesën muzikore. Më të mbaruar pjesa muzikore, balerina viktimë i bashkëngjitet violinisti. Të dy përshëndetën në të dy kahjet e rrugës.

Të ngjashme