Mediet luajnë rol të rëndësishëm në luftimin e korrupsionit

Prishtinë | 05 Dhj 2017 | 12:13 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mediet luajnë rol të rëndësishëm në luftimin e korrupsionit. Ky konstatim u tha në tryezën me temën “Roli i gazetarisë hulumtuese në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, përvojat, sukseset, sfidat”.

Drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, tha se liria e shprehjes  është mënyrë më e mirë për të luftuar korrupsionin, raporton EO.

“Kërkesa për të pasur qasje në dokumentet publike dokumentet publike  mund të rris llogaridhënie. Për qasje të besueshme ne  iu njofton se agjencia kundër korrupsione ka mbi 80 kërkesa që mediet në bazë të  cilave Mediet kanë qenë edhe një raportues  i mirë që kanë ndikuar në luftimin e korrupsionit.

Havolli ka kërkuar  nga institucionet që  të jenë të hapura më shumë me media vetëm në rastet kur janë të dhënat më konfidenciale të cilat i parasheh ligji.

Ambasadori gjerman, Christian Heldt, ka konstatuar se korrupsioni është një fenomen shqetësues jo vetëm në Kosovë, por është një fenomen global.

Ai ka shtuar se gazetaria ka rol shumë të rëndësishëm në mes të pushteteve. Po ashtu ai ka thënë se ka nevojë për një bashkëpunim në mes te medieve dhe gjyqësorit.

Driton Muharremi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit tha se kritikat e medies për gjyqtarët janë të nevojshme,  por me kusht që të mos ndikoj në bindjen e gjyqësorit.

“Duhet të  krijuar një praktik nga ana e gjyqësorit me qëllim të perceptimit të imazhit sepse ndaj tij  nuk ka shumë besim. Sepse ne kemi gjyqtar të mirë, gjyqësori  nuk duhet të shihet në syrin e mediet si një opozitë e saj dhe duhet të shihet si një partner që përmes bashkëpunimit të krijohet besimi për gjyqësorin”, tha ai.

Baki Kelani, major në Policinë e Kosovës, tha gazetarët janë zë i rëndësishëm që ndikojnë në aspekte pozitive tek të gjitha institucionet publike.

“Është nevojë e madhe që institucionet  që të kenë bashkëpunim me medieve dhe çdo shkëputje paraqet një mangësitë të madhe për institucionet. Kemi arritur si Polici e Kosovës  të jemi një institucion  transparent fal bashkëpunimin me gazetarët  dhe ne për media kemi krijuar 9 zyra në mënyrë që të iu japin medieve qasje në të gjitha rajonin për një qasje më të lehtë sepse natyra e tyre kërkon konfirmim të rasteve më të shpejta”, tha ai.

Gazetarja e Kohavizion, Ardiana Thaçi, tha se shpesh herë mbesin të vetëm në punën sa i përket këtyre rasteve.

“Do të doja të kishim më shumë përkrahje nga shoqërisë civile dhe mediet që të mos mbesin vetëm sepse është e pa mundur që të luftojmë vetëm”, tha ajo.

Të ngjashme