Mediet serbe mbështesin propagandën e shtetit të tyre në rastin Thaçi

Prishtinë | 06 Tet 2016 | 08:48 | Nga

Është bërë pothuajse një traditë në Serbi që mediat e këtij vendi ta mbështesin çfarëdo veprimi dhe vendimi të Qeverisë së Serbisë kur është në pyetje Kosova.

Madje shpesh, ato propagandojnë dhe shfaqin të pavërteta që edhe keq informojnë jo vetëm në Serbi por edhe në Kosovë.

Rasti i arrestimit të oficerit policor, Nehat Thaçi ka treguar më së miri për këtë dukuri ku janë raportuar shumë të pavërteta, shkruan Indeksonline

Një burim i afërt me zhvillimet e fundit, ka thënë se “fatkeqësisht informatat e pasakta të mediave serbe po pasqyrohen me lehtësi edhe në Kosovë. Është një e pavërtetë e madhe raportimi i tyre se gjoja është oficeri Thaçi ka qenë duke shkuar vullnetarisht për tu paraqitur në një rast gjykimi. Kjo është një e pavërtetë e madhe. Ai ka kaluar transit për në vizitë në Gjermani dhe është ndaluar pa asnjë lloj justifikimi dhe argumenti. Si i tillë po mbahet në burg”.

Sa i përket zhvillimeve më të fundit për rastin, është mësuar se Gjykata në Serbi ka refuzuar ankesën e mbrojtjes për ta liruar pasi po mbahet padrejtësisht.

Qeveria e Kosovës ka ngritur një task-forcë në nivel të ministrive që po merret intensivisht me rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme