Menaxhmenti i KEK-ut shantazhohet përmes email-it

Prishtinë | 10 Sht 2022 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Është shantazhuar menaxheri i institutit INKOS në KEK.

Ai ka njoftuar se kjo ka ndodhur nga një adresë anonime, ku i ka ardhur një emali me përmbajtje shantazhi për ankuesin dhe menaxhmentin e KEK-ut, përcjell Klankosova.tv.

Në lidhje me rastin ende nuk është raportuar për të arrestuar.

“Ankuesi mashkull kosovar menaxher i institutit INKOS në KEK ka njoftuar se nga një adresë anonime i ka ardhur një emali me përmbajtje shantazhi për ankuesin dhe menaxhmentin e KEK-ut. Lidhur me rastin përveç njësive të hetuesisë është njoftuar edhe njësia e Krimeve Kibernetike”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme