Meta ndan dekoratat për FSK-në dhe forcat tjera: Shqipëria mirënjohëse për ndihmën e Kosovës

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 11:12 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka ndarë dekorata për njësitet e kërkim-shpëtimit të Kosovës që shërbyen në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit tragjik. I pranishëm ishte edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Fillimisht u mbajt një minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, tha se festa e 28 Nëntorit këtë viti shqiptarët i gjeti në një gjendje të rëndë.

Ai tha se Kosova si kurrë më parë u mobilizua për të ndihmuar Shqipërinë dhe popullin shqiptar dhe për këtë falënderoi të gjithë ata që kontribuuan për zbutjen e dhimbjes shqiptare.

“Të gjithë ata që bënë për ne dhe duke qenë solidar me viktimat e tërmetit u solidarizuam si kurrë më pare dhenia dolëm së bashku. Pasi i varrosëm njerëzit tanë tani nis beteja jonë e vërtet për të pastrehurit dhe jemi unik si kurrë më pare dhe të ngrihemi mbi interesave politike dhe ti dalim në ndihma. Ne kemi reaguar si shtet me të gjitha forcat me ushtrinë dhe policinë dhe emergjencat civile. Po të njëjtën ditë janë nis zjarrfikësit , njësiti i Trepçës dhe kërkim shpëtimit. Si qeveri kemi strehuar shumë qytetarë në parkunn inovativ në Prizren dhe shumë qytetarë i kanë hapur dyert vëllezërve të tyre. Vetëm kjo Kosovë e lirë dhe e pavarur ka qenë e gatshme të ndihmojë vëllezërit dhe motrat tanë në Shqipëri”, tha ai

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta tha se në këtë betejë Shqipëria nuk mbeti vetë ngase kishte partnerët ata të cilët bënë më të mirën për vendin e tij.

Ai ta se Shqipëria do t’i jetë mirënjohëse çdo herë FSK-së dhe çdo force tjetër që kontribuuan në ngjarjen e pas tërmetit në Durrës dhe Thumanë.

“Të gjithë ekipet që u paraqiten në orët e para të një beteje midis jetës dhe vdekjes. Do donim shumë që ta kishim festuar 28 Nëntorin me gjithë madhështinë dhe këtë ditë që ia kemi borxh Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit , do donim ta festonim të gjithë së bashku por ja që nuk ishte e thënë. Ky 28 Nëntori na gjeti të bashkuar si asnjëherë më parë në historinë tonë për të përballur me pasojat katastrofike të tërmetit. Në këtë beteje të vërtetë Shqipëria nuk mbeti e vetme se partnerët bënë më të mirë e mundur për të na gjetur pranë. Kosova ishte e para atje për të shpëtuar jetën e çdo shqiptari. Ekipet ishin vetë fizikisht por edhe shpirtërisht. Populli shqiptar do të jetë mirënjohjes Forcave të Sigurisë, ekipit për kërkim, policisë, emergjencave, njësisë së zjarrfikësve”, tha ai.

Gjeneral Rrahman Rama, tha se këto dekorime janë me vlerë të vecantë dhe nder e privilegj për Kosovën.

Ai tha se janë krenar për kontributin e dhënë në Shqipëri dhe shpëtimin e jetëve të çdo shqiptari.

“Këto dekorime sot që ndodhen janë me vlerë për të gjithë ne dhe nder e privilegj për Kosovën. Ne nuk kemi bërë asgjë më shumë siç bënë vëllai për vëllaun dhe Kosova po e dëshmon qe jemi të gatshëm ti përkrahim të gjithë fqinjët tonë. Tragjedia e 26 Nëntori na ka pre gjithëve por jemi ndjerë krenar me kontributin tonë dhe në çdo kohë e moment ne do të jemi të gatshëm”, tha ai.

Meta dekoroi njësitet ushtarake dhe policore, e po ashtu edhe njësitë e tjera nga institucionet si KEK-u, Zjarrfikësit e Komunës së Suharekës, Miniera e Trepçës dhe Artanës për kontributin e dhënë gjatë situatës së krijuar pas tërmetit në Shqipëri.

Ndërsa kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj  ndau medaljen “Gjergj Kastriot – Skënderbeu” për presidentin Ilir Meta.






Të ngjashme