Meta për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: Të çohet përpara amaneti i tyre

Prishtinë | 20 Sht 2018 | 12:59 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e zbulimit të shtatores së heroit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Lladrovci, tha se imazhi i tyre që kanë lënë pas do t’i bashkojë të gjithë shqiptarët.

LEXO Edhe: Përurohet shtatorja e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Ai tha se nuk duhet të harrohet që amaneti i tyre të çohet përpara, raporton Ekonomia Online.

“Trashëgimia më e madhe që dëshmorët e Kosovës kanë lënë është Kosova e lirë, Kosova evropiane dhe Kosova në NATO. Pa dyshim që Kosova ka shumë sfida që ne besojmë se do t’i kalojë me sukses”.

“Vlera e këtyre monumenteve madhështore nuk është vetëm në nderim të Fehmi e Xhevë Lladrovcit, por në mënyrë të veçantë që secili që kalon pranë tyre të përkulet por edhe të mos harrojë që amaneti i tyre të çohet përpara”.

LEXO Edhe: Thaçi pas zbulimit të shtatores së Fehmi e Xhevë Lladrovcit: Muajt e ardhshëm e formojmë ushtrinë

“Sepse liria dhe pavarësia nuk janë tonat përgjithmonë, por ashtu siç kemi për detyrë që rajonit tonë t’i japim edhe më shumë paqe, edhe më shumë siguri. Besoj që mesazhi i tyre që kanë lënë pas do të na bashkojë të gjithëve”.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, figurën e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit e cilësoi si “çlirimtarë”.

LEXO Edhe: Veseli: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci janë në identitetin e shtetit tonë të pavarur

“Sot, është një ngjarje e veçantë. Sot, është një moment i rëndësishëm se shpalosen dy figura të mëdha të lëvizjes sonë kombëtarë, jo vetëm të Kosovës por të mbarë hapësirave që ishin në pushtim nga serbo-jugosllavë”,  është shprehur Ahmeti.

Ai tha fjalë të mëdha edhe para të rinjve për këto dy figura historike, raporton EO.

“E nderuara rini këta janë prindërit e juaj, këta janë çlirimtarët sepse këta dhanë më të shtrejtën, jetën, për lirinë tuaj për lirinë e Kosovës.”

LEXO Edhe: Haradinaj: Jemi popull që në rrugën për liri e kemi përvojën më të gjatë

Përfaqësuesi nga Lugina e Preshevës, Shukri Imeri, shpreson që institucionet e Kosovës të përkrahin kauzën e Hashim Thaçit për Luginën.

“Xheva dhe Fehmi Lladrovci një ditë dhanë jetën e tyre për këtë ditë të sotme për këtë liri”. “Fatkeqësisht në Luginë të Preshevës jemi në një gjendje pak më ndryshe, por shpresojmë që institucionet e Kosovës presidenti Hashim Thaçi me kauzën që e pret në dialogun me Beogradin, kauzën që e kemi, ta përkrahin dhe dëshmojnë deri në fund. Dëshmorët si Xhevë dhe Fehmi Lladrovci kanë pasë qëllim që tokat shqiptare të jenë në një ombrellë në një Shqipëri Etnike”.

Të ngjashme