Miftaraj kërkon vetting në drejtësi pas lirimit nga aktakuza të të akuzuarve në rastin “Veteranët”

Prishtinë | 19 Jan 2021 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kërkuar vettting pas shpalljes të pafajshëm të të akuzuarve në rastin “Veteranët”.

Ai ka thënë se vetëm vettingu mund ta shpëtojë këtë vend.

“Pse ka hezitim prej disa partive me pas vetting, ky rast na e vërteton motivin dhe arsyen”, ka shkuar ai.

Të gjithë të akuzuarit në rastin “Veteranët” janë shpallur të pafajshëm. Ata janë liruar nga aktakuza në procesin gjyqësor që është mbajtur sot.

Të akuzuar ishin: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari, të cilët ngarkohen me veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Të gjithë këta ishin anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme