Ministri Aliu takohet me ambasadorin e Hungarisë, zotohen për fuqizim të bashkëpunimit

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Në takim ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu priti ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze.

Ambasadori Jozsef Bencze e uroi ministrin Aliu për detyrën e re dhe i dëshiroi sukses në punën e tij duke theksuar rëndësinë e veçantë që e ka kjo ministri për mjedisin dhe infrastrukturën. Si çështje kryesore në takim u diskutua për projektet që kanë të bëjnë me sigurinë në trafikun rrugor!

Ministri Aliu e falënderoi për vizitën dhe urimin ambasadorin, si dhe shprehi bindjen e tij që bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e infrastrukturës do të shtohet në të ardhmen.

Të ngjashme