Ministri Bytyqi ngushëllon familjen Lumi

Prishtinë | 30 Kor 2018 | 12:36 | Nga

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka ngushëlluar familjen Lumi me rastin e vdekjes së profesorit dhe artistit, Bekim Lumi.

Në telegramin e ngushëllimit, Bytyqi ka shkruar se arsimi dhe kultura kanë humbur një njeri të përkushtuar.

Telegrami i plotë i ministrit Bytyqi:

“E nderuara familje Lumi,

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, profesorit dhe artistit tonë të madh, Bekim Lumi.

Me ndarjen e tij nga jeta, arsimi ynë ka humbur një nga njerëzit më të përkushtuar për përgatitjen e gjeneratave të reja, ashtu siç ka humbur edhe kultura një njeri të madh që na përfaqësoi denjësisht në botë me veprat e tij.

Bekim Lumi do të jetojë përgjithmonë në kujtesën tonë kolektive si njeri me vlera, si mësimdhënës e regjisor. Vepra e tij do të vazhdojë të na bëj krenarë!

Prandaj, pranoni ngushëllimet e mia dhe të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë!

Pushoftë në paqen e përjetësisë, Bekimi ynë!”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme