Ministri Gashi ngushëllon familjen Sinani, Gazi do t’i mungojë basketbollit të Kosovës

Prishtinë | 23 Qer 2018 | 12:14 | Nga

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) Kujtim Gashi me rastin e vdekjes së basketbollistit Gazmend Sinani, ka ngushëlluar familjen kolegët të tij dhe Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Gashi përmes një telegrami ngushëllimi tha se basketbollit të Kosovës do t’i mungojë njeri ndër lojtarët më të mirë të gjeneratës.

Kreu i MKRS-së u ka uruar shërim të shpejt kolegëve të tij, Granit e Fisnik Rugovës, Altin Morinës dhe fizioterapeutit të reprezentacionit Kujtim Shala, të cilët ishin se bashku me Gazmendin, në këtë ngjarje të tragjike.

Telegrami i plotë i Gashit:

Lajmin për vdekjen e basketbollistit Gazmend Sinani e morëm të shtangur dhe të pikëlluar.

Basketbollit të Kosovës do t’i mungojë njeri ndër lojtarët më të mirë të gjeneratës. Gazmendi shquhej si një basketbollist shumë luftarak, gjë për të cilën Kombëtarja jonë e basketbollit do të jetë e hendikepuar me humbjen e tij.

Gazi përveç angazhimit të tij në disa klube kosovare, ka qenë pjesë edhe e formacioneve të klubeve të shteteve mike, respektivisht të shtetit turk.

Në emrin tim dhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit i shpreh ngushëllime familjes së Gazit, miqve, kolegëve të tij dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Gjithashtu, shërim të shpejt dhe rikthim në parket iu dëshiroj kolegëve të tij, Granit e Fisnik Rugovës, Altin Morinës dhe fizioterapeutit të reprezentacionit Kujtim Shala, të cilët ishin se bashku me Gazmendin, në këtë ngjarje të tragjike për të gjithë ne.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme