Ministri i Shëndetësisë takohet me Nick Giacobbe dhe Drejtoreshën e Misionit të USAID në Kosovë

Prishtinë | 14 Dhj 2021 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, priti sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, z. Nick Giacobbe dhe Drejtoreshën e Misionit të USAID në Kosovë, znj. Zeinah Salahi.

Në këtë takim, Ministri Latifi i ka falënderuar SHBA-të për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës në rrafshin politik dhe në sektorin shëndetësor përmes projekteve konkrete që kanë pasur ndikim në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe veçanërisht në përballjen me Covid-19.

I ngarkuari me punë, z. Giacobbe ka shprehur përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë në arritjen e objektivave për sigurimin e një kujdesi cilësor shëndetësor për qytetarët e vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme