Ministri Mustafa priti në takim përfaqësuesen e UNDP-së në Kosovë

Prishtinë | 21 Dhj 2018 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka pritur në takim ud- përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Kosovë,  AlessandraRoccasalvo. Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme me UNDP-në në Kosovës.

Me këtë rast ministri Mustafa falënderoi përfaqësuesen e UNDP-së për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë në ngritjen e kapaciteteve për agjencitë e zbatimit të ligjit dhe nëmbështetje tëprojektevetë përbashkëta.

Në këtë takim u diskutua edhe për projektet konkrete qëështë duke i mbështetur UNDP-sa, sa i përket procesit të legalizimit të armëve në Kosovë dhe mbështetjen sa i përket forcimit tëkapaciteteve për siguri kibernetike.

Ndërsa, AlessandraRoccasalvo e njoftoi ministrin për të arriturat dhe planet e projektit të Kosovës për Siguri (KSSP) të UNDP-së, i cili tashmë që 10 vite mbështet Ministrinë e Punëve të Brendshme në shumë fusha, si dhe u shpreh e gatshme për të mbështetur në projekte tjera MPB-në.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme