Ministria e Shëndetësisë demanton mjekët: Pagesa e shtesave prej 60 euro, është ekzekutuar

Prishtinë | 17 Sht 2021 | 20:37 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka hedhur poshtë kritikat e sindikalistëve për mos kryerjen e shtesave prej 60 eurove.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pagesa prej 60 euro është ekzekutuar.

Në një përgjigje për RTK, MSH ka bërë të ditur se pagesat për muajin gusht janë ekzekutuar, ndërsa për muajin shtator dhe tetor do të merren pagat e këtyre muajve.

Gjithashtu, MSH ka komentuar edhe çështjen e barnave esencial, ku sipas tyre minivelet e furnizimit janë përmirësuar.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka protestuar për niglizhencen e Qeverisë ndaj kërkesave të mjekëve.

Të ngjashme