Mjekët ndihen të diskriminuar nga Vitia – protestojnë para MSh-së, kërkojnë shtesa mbi pagën bazë

Prishtinë | 17 Sht 2021 | 10:52 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), ka protestuar para ministrisë së Shëndetësisë, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë kërkuar vazhdimi i dialogut social dhe nxjerrjen e udhëzimit administrativë për shtesat mbi pagë të bazuar në Ligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Kryetari i Sindikatës, Blerim Syla, tha se ministri i shëndetësisë Arben Vitia i ka neglizhuar vazhdimisht duke mos i pranuar as në takim.

“Protesta jonë është e ndarë në dy pjesë, pjesa e parë ku po zhvillohet para MSh dhe pjesa e dytë para Qeverisë në orën 13:00. Në këtë ndërtesë Arben Vitia përgjatë gjithë këtyre muajve e ka neglizhuar punëtorin shëndetësor dhe ka ndërpre çdo dialog social. Ka qenë vetëm një takim kur kemi ofrua ndihmë për vaksina dhe asgjë më tepër”.

“Zotëri Vitia që edhe sot qëndron në këtë kolltuk as që ka ftuar që të vazhdon me dialog social dhe që kërkesat tona të shkojnë në Qeveri. Si e tillë kemi ofendim dhe degradim të punëtorëve shëndetësor. Sot situata është e rëndë”.

Sipas tij, të drejta e mjekëve po shkelen dhe se shtesat nga 60 euro ende nuk i kane marrë dhe ka paralajmëruar se në protestat tjera do të jenë më të zëshëm, raporton EO.

“Kemi shkelje të drejtave të mjekëve, specializantëve dhe profesionistëve shëndetësor për neglizhencë të zotëri Vitia. Është momenti i fundit që Vitia të deklarohet a do të jetë ministër i të gjithëve apo do të na lërë bë mëshirën të fatit”.

“Nuk është e vërtetë që kemi mjaftueshëm barna dhe shtesa që na takojnë. Marre më të madhe që ka bërë e ka konsideruar ndihmë dhënien e vaksinave për punëtorë shëndetësor. Është manipulim që çdo koment. Është turp dhe ofendim. Ne e kemi protestën në mënyrë simbolike. Ato 60 euro kanë qenë ofenduese sepse e kanë shkelur ligjin anti-Covid”.

Kurse nga ora 13:00 do të protestohet para Qeverisë, Kuvendit dhe Presidencës.

Kërkesat e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës për Qeverinë e Republikës së Kosovës janë: Ligji mbi Pagat dhe shtesat mbi pagë bazuar në Ligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë.

Të ngjashme