MKRS-ja rrit 100% buxhetin për Qendrën Kinematografike të Kosovës

Prishtinë | 07 Gus 2018 | 12:01 | Nga Tirana Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë vizitës në Qendrën Kinematografike  të Kosovës, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bëri të ditur se kjo ministri ka vendosur që ta rritë 100% buxhetin për qendrën e filmit.

Sipas ministrit, ky vendim ka ardhur si rezultat i punës së madhe dhe sukseseve të arritura ndërkombëtarisht nga filmat kosovarë, raporton Ekonomia Online.

“Mbështetjen tonë të madhe do ta keni për qendrën e filmit. Siç dihet kjo qendër ka pasur buxhet 600 mijë euro për mbështetjen e filmave dhe ne kemi vendosë që këtë buxhet ta rrisim për 100% dhe QKK-ja do ta ketë buxhetin për filma 1 milion e 200 mijë”.

“Në total buxheti do të jetë 1 milion e 400 mijë euro, për shkak të punës së madhe që po ndodh në këtë qendër filmi, për shkak të angazhimit të madh dhe për shkak të çmimeve dhe rezultateve që kanë pasur filmat tanë, veçanërisht filmi “Shok” pastaj “Babai”, “Martesa” e shumë filma të tjerë”.

Gashi theksoi se me rritjen e buxhetit do të mundësohet financimi i 28 filmave, raporton EO.

“Besoj që do të kemi një industri të filmit edhe më të zhvilluar. Është shumë me rëndësi edhe ajo që e dëgjova edhe nga drejtori Zharku, që deri më tani zakonisht janë mbështetur 18 filma, kurse me këtë rritje të buxhetit do të mbështeten 28 filma dhe ky është një moment i rëndësishëm për QKK-në e për filmin”.

Në pytjen që iu bë ministrit se cili është burimi i këtyre mjeteve që do t’i bëhen QKK-së kur dihet që nuk do të ketë rishikim buxheti, ministri Gashi tha se ka hapësira brenda ministrisë që disa institutcioneve të Kulturës t’iu rritet buxheti, si është edhe QKK-ja.

“Jemi duke bërë kalkulimet që do të ndodhin në muajin shtator dhe tetor me rastin e ridestilimit të buxhetit që e bën Qeveria e Republikës së Kosovës dhe kemi hapësirë brenda buxhetit të Ministrisë së Kulturës që disa prej institucioneve të Kulturës të cilat kanë pasur rezultate dhe suksese t’ia rrisim buxhetin dhe njëra prej tyre është edhe Qendra Kinematografike e Kosovës”.

Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, ka falënderuar ministrin për vizitën dhe tha se me mbështetjen që do t’i bëjë Ministria e Kulturës do të kenë rritje buxhetore dhe mbështetje për projektet filmike.

“Deri tani kemi kriju një emër të mirë me filmat e Kosovës në arenën ndërkombëtare deri te nominimi me Oskar dhe shpresojmë që këto suksese vazhdojnë të përsëriten, sidomos kur rritet buxheti i këtij viti”.

Ai tha se juria ka bërë përzgjedhjet për projektet filmike, mirëpo pas rritjes buxhetore juria ka mbështëtur edhe disa projekte të tjera, raporton EO.

“Sot do t’i publikojmë vendimet që i ka bërë këshilli drejtues për projektet filmike fituese sivjet dhe më herët juria i ka bërë përzgjedhjet për projektet filmike, mirëpo pas rritjes buxhetore që kemi pasur nga Ministria e Kulturës juria është takuar rishtas dhe i ka mbështetur disa projekte që kanë qenë në listë”, shtoi Zharku.

Të ngjashme