MMPH-ja investon 550 mijë euro në Gjilan

Prishtinë | 23 Kor 2019 | 15:51 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi  përmes të cilit parashihet të investohen  550 mijë euro për financimin e projektit për krijimin e zonave të gjelbra në Gjilan, raporton Ekonomia Online.

Ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi, ka treguar se në vitin 2019 do të investohen 300 mijë euro ndërsa 250 mijë në vitin 2020 euro.

“Në këtë frymë sot nënshkruam një memorandum bashkëpunimi për financimi e projektit “Krijimi i Zonave të Gjelbra” në Gjilan, në vlerë 550 mijë euro nga të cilat në vitin 2019 do të investohen 300 mijë euro ndërsa 250 mijë në vitin 2020 euro”, tha Matoshi.

“Këtë vit Gjilani po fillojmë së realizuari 5 projekte që në total kapin vlerën prej 1 milion e gjysmë euro. Krijimi i zonave të gjelbra në Gjilan në vlerë 550.000€ për vitin 2019-2021, 300 mijë për vitin 2019. Vazhdimi i punimeve në Lumin Mirusha në vlerë prej 250.000€ për këtë vit. Ndërtimi i kanalizimit në shtratin e lumit Dobërqan në vlerë prej 550.000€ , për vitin 2019 janë ndarë 150 mijë euro. Pastrimi i shtretërve të lumenjve Morava dhe Stanishorka në vlerë prej 100.000€ për vitin 2019. Granti i performancës “Ta pastrojmë Kosovën në vlerë 100.000 euro”, tha ai, raporton EO.

“Me këto projekte do të krijojmë një mjedis të pastër, evitim të përmbytjeve dhe ruajtjen e biodiversitetit, për të mundësuar një jetë më të mirë dhe mundësi për zhvillim të bujqësisë dhe veprimet tjera” ka thënë Matoshi.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se ky projekt do të prek 46 fshatrat e Gjilanit dhe 4 fshatra të tjera.

Ai tha se së shpejti Gjilani do të bëhet me parkun për persona me aftësi të veçanta.

“Duke parë parasysh impiantin e ri për ujërat e zeza kjo përfshinë 45 fshatra dhe 4 jashtë komunës. Jemi në fazën e parë të krijimit të zonave të gjelbra, ndërtimin e shëtitoreve për gra, për fëmijë dhe kategori të reja. Gjilani do ta ndërtoj parkun për personat me aftësi të veçanta që është në kuadër të këtij programi të përbashkët”, tha Haziri.

“ Ky projekt krijon mundësinë  e krijimit të hapësirave të gjelbra, minimizim të përdorimit të veturave në qytet, ndërtimin e shëtitoreve për lëvizje dhe rekreacion”.

Kryetari Haziri, falënderoi ministrin Matoshi për mbështetje të projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e mjedisit në Komunën e Gjilanit.​

Të ngjashme