MMPH-ja lanson projektin që ka për qëllim përmirësimin e gjendjes së mjedisit

Prishtinë | 21 Mar 2019 | 12:32 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka lansuar projektin e bashkëpunimit ndërmjet MMPH-së me Agjencinë e Mbrojtjes së Mjedisit të Suedisë dhe Agjencinë për menaxhimin e Ujërave të Suedisë, raporton Ekonomia Online.

Ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi, tha se çështjet mjedisore tashmë kanë marrë vëmendjen e Qeverisë e më së shumti atë të donatorëve ndërkombëtarë.

“Tashmë çështjet mjedisore kanë vëmendjen e Qeverisë së Kosovës, kryeministrit, deputetëve dhe po marrin çdo ditë e më shumë edhe të donatorëve dhe miqve tanë”, deklaroi ministri Matoshi.

Sipas Matoshit, 20 vjet pas luftës Kosova po kthehet me një gjendje të mirë të mjedisit e sipas tij gjithë kjo falë ndihmës së donatorëve.

” Prioritetet e vendit tonë në të kaluarën nuk i kanë dhënë mbështetje mjedisit, planifikimit hapësinor, ruajtjes së lumenjve dhe arsyeja është e thjeshtë, ne jemi një shoqëri e dal nga lufta tash e 20 vite më herët, shkatërrime të mëdha ka ndodhur në këtë vend , dhe kemi pasur një dëmtim të madh të infrastrukturës në përgjithësi. Tash 20 vite pas kësaj, ne mund të themi që po kthehemi mirë dhe bashkë me ndihmën tuaj dhe donatorëve që kemi, po mundohemi që mjedisit ta rregullojmë”, tha ai.

Nina Geladze nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), tha se shpreson që ky projekt mes SIDA-s, SEPA-s dhe MMPH-së do të ndihmojë në përmirësimin e kushteve në drejtimin e sfidave klimatike.

“Ne besojmë që ky projekt do na tregojë reflektimet e çështjeve aktuale dhe do na ndihmojë që të arrijmë në një vizion të përbashkët dhe të na ndihmojë në drejtimin e sfidave klimatike”, tha Geladze

Katrin Zimmer, lidere e projektit të SEPA-s, tha se ky projekt do të mundësojë përmbushjen e  prioriteteve të çështjeve mjedisore.

“Ne shohim që secili person në botë ka të drejtën të jetojë një jetë të dinjitetshme dhe ne mundohemi të ndihmojmë zhvillimin e kushteve për një jetë më të mirë. Ne po flasim shumë sa i përket prioriteteve. Çdo gjë që bëjmë është një pikë për personat e varfër. Dua të theksoj se kur po flasim për varfërinë e kemi kuptimin që kemi perspektivë multidimensionale. Kur një shtet është i varfër nuk themi vetëm më burime materiale por kur ata kanë edhe mungesë të arsimimit të zërit të tyre dhe kjo ne na shqetëson më shumë”, tha ajo.

“…Ne gjithashtu kemi edhe politikat mjedisore që është një prej fushave prioritare të qeverisë suedeze. Ne po sigurohemi që mundësitë mjedisore dhe rrisqet janë të konsideruara në të gjitha aktivitetet që po i marrim. Të gjitha projektet dhe të gjitha mundësitë mjedisore do mundohemi të i përmbushim për atë edhe jemi sot këtu.”

Të ngjashme