MMPH kërkon marrjen e masave për cilësinë e ajrit në vend

Prishtinë | 16 Dhj 2016 | 12:39 | Nga

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve e nevojshme që kontribuojnë në parandalimin e ndotje së ajrit.

“Bazuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 08/2016 për Normat e lejuara të shkarkimeve në ajër nga burimet e lëvizshme të ndotjes të cilin e zbaton Ministria Infrastrukturës, të gjitha automjetet e pajisura me motor me djegie të brendshme që përdorin si lëndë djegëse benzinën, naftën, GNL gazin natyror ose biodizel, duhet të i nënshtrohen kontrollit të nivelit të shkarkimeve në ajër”.

“Me U.A të lartpërmendur Qendrat e Kontrollit Teknik (QKT) janë të obligua që të bëjnë matjet e nivelit të shkarkimeve të gazrave në ajër me matje direkt, gjatë procesit të kontrollimit teknik të automjetit. Po ashtu QKT obligohet që të i paraqet rezultatet e matjeve në formularin që i bashkëngjitet certifikatës së kontrollimit teknik. Kontrolli i shkarkimeve në ajër duhet të kryhet sipas kushteve që i përcakton Ministria e Infrastrukturës si dhe ato të rekomanduara nga prospektet teknike të aparaturave të kontrollimit të destinuar për këtë qëllim”.

“Për matjet e bëra nga QKT obligohet që në tremujorin e parë të vitit vijues të përgatitë raportin vjetor të shkarkimeve të gazrave në ajër për vitin paraprak, për të gjitha kontrollimet teknike të realizuara, i cili duhet të i dërgohet MMPH”.

Për faktin që sektori i automjeteve është një ndër burimet e ndotjes së ajrit, veçanërisht në Kosovë ku qarkullojnë një numër i madh i automjeteve të vjetra, është kërkuar që;

– në fazën e amandamentimit të Ligjit për automjete të merren parasysh edhe çështjet mjedisore;

– të rishikohet Vendimi për importin e automjeteve

– të implementohen dispozitat e U.A Nr. 08/2016 për Normat e lejuara të shkarkimeve në ajër nga burimet e lëvizshme të ndotjes dhe

– informatat për numrin e automjeteve të prodhuara para vitit 1994 , thuhet mes tjerash në një kumtesë të ministrisë së mjedisit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme