Moti sot në Kosovë

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 08:10 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Në fushat termike parashihet rritje të lehta në të dy vlerat ekstreme.

“Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë celsius”, thuhet në njoftim.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj kontakti direkt me rrezet e diellit, në orët e mesditës këshillohet të jetë sa më i kufizuar.

Në fund, theksohet se do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-10 m/s.

Të ngjashme