MPJ-ja asnjë masë kundër ambasadores Lama

Prishtinë | 16 Maj 2017 | 08:07 | Nga

Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka ndërmarrë ndonjë masë sanksioni ndaj ambasadores Alma Lama për fyerjet publike që ajo ia ka bërë Kohavisionit (KTV) në fundvit. Madje, kjo ministri ka refuzuar të japë informacione për këtë rast.

Në edicionin e fundvitit, emisioni “Interaktiv” i KTV-së e pati shpallur si tregti të vitit zgjedhjen e Lamës për ambasadore, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo për shkakun se Lama, ish-gazetare dhe ish-aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosjes, si deputete e Lidhjes Demokratike i kishte kontribuuar kuorumit për zgjedhjen e presidentit të shtetit, ani se para këtij zhvillimi ajo ishte ndër parlamentarët më të zëshëm kundër ngjitjes së Hashim Thaçit në majë të pushtetit. Vetëm pak kohë më vonë, me dekret të Thaçit, Lama fitoi një “punë ëndrrash” – postin e ambasadores në Romë të Italisë.

Ambasadorja pati reaguar publikisht kundër stories, duke mos iu kundërvënë me fakte. Në llogarinë e saj në “Facebook”, ajo pati fyer KTV-në dhe drejtuesin e “Interaktivit”, gazetarin Xhemajl Rexha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme