Mustafa me Palmer flet për zhvillimet aktuale politike në Kosovë

Prishtinë | 23 Tet 2018 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa bashkë me nënkryetarët, Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti janë takuar me Matthew Palmer, zëvendës ndihmës Sekretar i shtetit të SHBA-ve dhe Colleen Hyland e ngarkuar me punë në Ambasadën Amerikane.

Mustafa bisedoi për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, qëndrimet e LDK-së dhe për përkrahjen e shtetit amerikan për Kosovën.

“Kosova do t’ju jetë përherë mirënjohëse për kontributin tuaj të pazëvendësueshëm për popullin dhe shtetin e Kosovës”, ka Mustafa.

Matthew Palmer e falënderoi Mustafën për pritjen duke inkurajuar LDK-në të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës.

Ai po ashtu, theksoi përkrahjen e mëtejshme të ShBA-ve për Kosovën në të gjitha fushat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme