Naim Tërnava uron myslimanët në prag të fillimit të Ramazanit

Prishtinë | 01 Pri 2022 | 11:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Myftiu Naim Tërnava jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, raporton Ekonomia Online.

Myftiu Tërnava tha se ka kënaqësinë që sot të drejtohet me mesazh urimi për nder të muajit të Ramazanit

“Kam kënaqësinë që sot, para kohës së xhumasë, në natën e madhe të Ramazanit, t’ju drejtohem me këtë mesazh urimi, duke ju përgëzuar me rastin e fillimit të muajit të bekuar Ramazan, gjatë të cilit, besimtarët myslimanë, anekënd globit kryejnë me bindje e përkushtim një ndër kushtet e besimit islam – agjërimin.Për muajin e agjërimit, Allahu xh.sh., në Kuranin fisnik ka thënë: “Muaji Ramazan është muaji në të cilin zbriti Kurani, ai është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i së vërtetës nga gënjeshtra). Prandaj, kush e arrin prej jush këtë muaj, le të agjërojë…”, tha Tërnava, raportom EO.

Tutje ai tha se besimtarët gjatë këtij muaji shtihet ndjenja e përkrahjes dhe solidaritetit shoqëror.

“Këto ndjenja afrimi e dashurie shfaqen sidomos kur gjendemi rreth sofrës së Ramazanit në kohën e iftarit e të syfyrit, në vaktin e faljes së namazeve në shtëpitë dhe në xhamitë tona, si dhe në kohët e bashkëbisedimeve me të dashurit tanë”.

“Kur jemi te familja, më lejoni që në këtë natë të madhe, në vigjilje të muajit të bekuar të Ramazanit, të apeloj tek të gjithë ne, që të angazhohemi në ruajtjen dhe në edukimin e drejtë të saj, ashtu siç na ka krijuar e na ka porositur Krijuesi i Gjithësisë, Krijuesi ynë – Zoti i Madhëruar. Ai llojin njerëzor e ka krijuar të tillë, me dy gjini e me misione të caktuara, aq sa asnjë akt a vendim nuk mund ta zëvendësojë roli e nënës me të babait dhe as të babait me të nënës”.

Naim Tërnava përmendi edhe luftërat e konfliktet në botë për të cilat tha se lutet për paqe e dashuri, raporton Ekonomia Online.

“Në këtë muaj të bekuar Ramazan, po hyjmë më të lehtësuar nga sfida e pandemisë COVID-19, e cila dita-ditës po e humb forcën e saj, ndaj dhe lus të Madhin Zot që kjo të përfundojë sa më parë. Mirëpo, në këtë Ramazan, fatkeqësisht, po hyjmë me atmosferë luftërash e konfliktesh nëpër botë, nga të cilat po e pësojnë qytetarët e pafajshëm. Prandaj, në këtë muaj të rahmetit lutemi për paqe, qetësi, dashuri e mirëkuptim!”

“Duke ju uruar mbarësi e shëndet, të gjithëve ju dëshiroj që muajin e madhëruar Ramazan ta përjetoni me të gjitha mirësitë e begatitë e tij, ju dhe familjet e juaja, kudo që gjendeni! E lus të Madhin Zoti që të na lehtësojë agjërimin dhe të na fisnikërojë me moralin dhe etikën e Ramazanit.Urime të gjithëve muaji Ramazan!”, tha Tërnava, raporton EO.

Të ngjashme