Lladrovci priti në takim Myftiun Tërnava

Drenas | 23 Jan 2018 | 15:35 | Nga

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava i cili ishte i shoqëruar nga kryetari i Bashkësisë Islame në Drenas, Berat Bequku, me të cilët kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar Myftiun Tërnava për bashkëpunimin e ndërsjellë që kanë pasur me Komunën e Drenasit, sidomos në ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë publike, ku falë këtij bashkëpunimi asnjë nga qytetarët e Komunës së Drenasit nuk është i involvuar në konflikte në Lindjen e Mesme.

Lladrovci është zotuar se bashkëpunimi do të vazhdoj edhe ne të ardhmen me Bashkësinë Islame të Kosovës për të ruajtur qetësinë e sigurinë publike në harmoni ndërfetare.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, fillimisht ka uruar kryetarin Lladrovci për marrjen e mandatit si kryetar i Komunës dhe ka falënderuar për bashkëpunimin me BIK-un, sidomos në realizimin e projektit për shërbimin e varrimit për qytetarët e Komunës së Drenasit.

Myftiu Tërnava është zotuar se do të vazhdojnë bashkëpunimin me Komunën e Drenasit për të ruajtur qetësinë dhe sigurinë publike për gjithë qytetarët në harmoni dhe tolerancë ndërfetare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme