Naser Rafuna: Ndikimi i politikës në arsim, fajtor për rezultatet e testit PISA

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

PISA dje (e martë), ka publikuar rezultatet e testit në të cilën Kosova ka dalë me rezultat shumë të dobët.

Në të dhënat e publikuara në raportin e Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA), e cila organizohet nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), Kosova rangohet e treta nga fundi i listës me 79 vende.

Një reagim për rezultatin PISA  e ka bërë edhe aktori i njohur Naser Rafuna, duke akuzuar politikën në vend për gjendjen e brishtë në sektorin e arsimit në përgjithësi.

“Pisa, Kosova e paraqiti fundin.. sepse ndikimi politik në arsim e ka kënaqur këtu”, ka shkruar krahas kësaj fotografie aktori Rafuna.

Përveç Naserit, reagim rreth testit PISA bëri edhe reperi Genc Prelvukaj, me shkrimin se PISA është një segment i vogël vlerësimi, e keqja është shumëfish më e madhe në vendin tonë.

Edhe herën e fundit, kur është mbajtur testi PISA më 2015 Kosova është renditur e treta nga fundi i listës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme