Ndalim psikiatrik të dyshuarit për dëmtimin e Xhamisë

Prishtinë | 18 Pri 2017 | 13:11 | Nga

Dega në Novobërdë e Gjykatës Themelore të Gjilanit ia caktoi ndalimin psikiatrik prej një muaji të dyshuarit për dëmtimin e xhamisë në Llabjan.

Të dyshuarit për dëmtimin e xhamisë, shkollës dhe disa shtëpive në Llabjan të Novobërdës i është caktuar masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës.

Lajmin e bëri të ditur Gjykata Themelore në Gjilan me anë të një komunikate.

“Dega e Gjykatës Themelore në Novobërdë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, mbi caktimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin kujdesit shëndetësor. I pandehuri B. F. duhet të qëndrojë në kohëzgjatje prej një (1) muaji në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës (IPFK)”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Gjykata më tutje tregon se çfarë veprime ka kryer i dyshuari, të cilit iu caktua ndalimi psikiatrik.

Me datë 15.04.2017 në fshatin Llabjan Komuna e Novobërdës, i pandehuri B. F., ka dëmtuar shkollën dhe xhaminë e fshatit. Me këto veprime i pandehuri B. F. dyshohet se ka kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 333 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)””, shpjegon komunikata.

Në seancë, sipas komunikatës, mori pjesë edhe një ekspert mjeko-ligjor, i cili i rekomandoi gjykatës që i dyshuari për dëmtimin e xhamisë, shkollës dhe disa shtëpive në Llabjan të Novobërdës t’i nënshtrohet trajtimit detyrueshëm psikiatrik. (Kallxo.com)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme