Ndërprerja e rrymës e shkarkimi i ministres Rizvanolli, protestojnë numër i vogël i qytetarëve

Prishtinë | 27 Dhj 2021 | 12:59 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Numër i vogël i qytetarëve janë mbledhur para ndërtesës së KEDS-it në kryeqytet duke kërkuar furnizim të rregullt me rrymë dhe shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizavnolli, raporton Ekonomia Online.

“KEDS-i t’i kthehet Kosovës, “Rryma nuk është luks, “Duam rrymë e jo arsyetime”, “S’paguaj edhe për veriun”, ishin disa nga thirrjet që protestuesit bënë para objektit të KEDS-it, si shenjë revolte për reduktimet që po ndodhin këto ditë në Kosovë.

Organizatori i kësaj protestë, Dibran Hoxha, tha se KEDS-i po bën diskriminime në Kosovë.

“Kjo kompani që është mbrapa nesh është shitur për një copë buke. Ky objekt a i bën më shumë se 26 milionë euro. A e dini që nga viti kur u shit kjo kompani, zëdhënësi i KEDS-it ka thënë se janë gjeneruar 140 milionë euro”.

“Për 1 vit e gjysmë i kanë nxjerrë shpenzimet që e kanë blerë. Këta janë edhe diskriminues sepse  e fshatra malore ndalet 24 orë rryma, e ne vendet tjera jo. Në shekullin 21 mu ndal rryma, është si me ta ndal orën e jetën”, ka thënë ai.

Në fund, protestuesit kanë hedhur poqe elektrike në oborrin e KEDS-it.

Qeveria e Kosovës më 24 dhjetor vendosi masa të emergjencës në furnizim të energjisë elektrike, të cilat do të vlejnë maksimalisht 60 ditë.

Në një komunikatë që KEDS-i ka dërguar në adresë të qytetarëve, të martën e javës së kaluar, thuhet se kufizimet e furnizimit me energji elektrike vijnë pas udhëzimeve të KOSTT-it, për shkak të krizës energjetike.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme