Në 23-vjetorin e Epopesë së UÇK-së hapet ekspozita për të bëmat dhe heroizmin e Adem Jasharit

Prishtinë | 05 Mar 2021 | 11:19 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nder të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është hapur ekspozita “Kujtesa e Kosovës, Adem Jashari, rrëfime për të bëmat dhe heroizmin”, raporton Ekonomia Online.

Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, tha se nga të bëmat dhe heroizmi i heroit duhet të frymëzohemi për zhvillimin e vendit.

“Në 23-vjetorin e Epopesë përmes kësaj ekspozite po e përkujtojmë komandantin Adem Jasharin shembullin e sakrificës për atdhe”.

“Me krenari përkujtojmë jetën e atyre që u flijuan për Kosovë për liri e pavarësi. Me rënien e familjes Jashari për Kosovën filloi epoka e lirisë”.

“Nga ta duhet të frymëzohemi për zhvillim e shtetit tonë një shtet që do të donte ta shihte vetë Adem Jashari”.

Kryetari i Skenderajt dhe anëtari i familjes Jashari, Bekim Jashari  tha se ai popull që nderon dhe kujton dëshmorët  dhe respekton të kaluarën të ardhmen e ka të sigurt.

“Faleminderit dëshmorëve, invalidëve veteranëve. Do të them vetëm një fjalë ai popull që kujton nderon dhe respekton të kaluarën të ardhmen e ka të sigurt”, ka thënë Jashari.

Të ngjashme