Në bunar gjendet trupi i pajetë i një gruaje

Prishtinë | 18 Pri 2018 | 14:31 | Nga

Sot në një bunar në Graçanicë është gjetur trupi i pajetë i një gruaje. Siç njofton graçanica online viktima është e moshë 68 vjeçe me inicialet V. GJ.

Policia dhe zjarrfikës shkuan në vendin ngjarjes dhe nxorën trupin nga bunari. Pas kësaj mjekët konstatuan vdekjen dhe trupi i viktimës u dërgua për obduksion.

Supozohet se bëhet fjalë për vetëvrasje.

Agron Borovci nga zyra për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka thënë për portalin Koha.net se sot në Graçanicë është gjendur një trup i pajetë dhe se është vdekje e dyshuar.

“Viktima është femër, 68-vjeçare. Është vdekje e dyshuar dhe Policia po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka thënë Borovci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme